Legjenda suedeze e futbollit feston sot ditëlindjen. Zlatan Ibrahimoviç fryn plot 38 qirinj. Një nga sulmuesit më vendimtarë të viteve të fundit, vijon ende të zhvillojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sulmuesi me origjinë boshnjake ka marë një urim edhe nga përfaqësuesit e UEFA-s, duke e cilësuar si shënuesin e golave të mëdhenj. Postimi shoqërohet edhe me videon e një prej golave të tij, atë ndaj Italisë në Botërorin e vitit 2002. Ibrahimoviç në karrierën e tij ka mbajtur veshur fanellën e klubeve të mëdha si: Ajaks, Juventus, Inter, Milan, Barcelona, Mançester United etj.
Urimi i UEFA-s :