Adriano Galliani, Administratori i Deleguar i Milanit, në një intervistë të dhënë për “Rai Radio 1 Sport” është shprehur se Ibrahimoviç është si Cristiano Ronaldo dhe padyshim që rikthimi i tij do të ndohmonte kampionatin italian.
“Ibrahimoviç është si Cristiano Ronaldo. Mendoj se të gjithë kampionët e ingrnë nivelin e kampionatit.”, është shprehur ndër të tjerash Galliani. Prej ditësh diskutohet për një rikthim të suedezit në “San Siro”, por të shohim nëse diçka e tillë do të ndodhë në merkaton e janarit.