Ish sulmuesi i Portos, Edgaras Jankauskas ndau përshtypjet e tij gjatë punës me Jose Mourinho, tani që ai është trajneri i Tottenham Hotspur.
Ai e ka cilësuar trajnerin e Tottenham shumë të zgjuar, sidomos në momentë kritike. Gjithashtu ai u shpreh se 57-vjeçarin arrin të përcjellë një frymë shumë pozitive në ekip.
“Së pari, ai është i zgjuar. Kjo është shumë e rëndësishme në futboll. Kur jeni i qetë, është e lehtë të jesh i zgjuar. Por të jesh i zgjuar dhe madje i zgjuar në një moment të vështirë, në një situatë kritike është krejt tjetër. Këtu shfaqen cilësitë tuaja më të mira.
Kur gjithçka nuk është e qetë, kur skuadra është në panik. Kur një vendim duhet të merret brenda disa minutave, kur i gjithë autoriteti juaj varet nga ai, dhe ju keni mbi 20 lojtar para jush. Në momente të tilla, është shumë e thjeshtë të humbasësh respektin e ekipit.”
“Mourinho gjithmonë ka qenë në gjendje të jetë i zgjuar dhe i mençur në momente të vështira, të cilat nuk shprehen në asnjë manual.
Për shembull, çfarë do të bëni kur keni një konflikt me një lojtar menjëherë pas lojës, kur thatë diçka të pakëndshme për të para gjithë skuadrës? Mourinho gjen gjithmonë një rrugëdalje nga këto situata. Edhe pse Mourinho është i fortë dhe mban autoritetin para ekipit ai përcjellë një frymë mjaft pozitive tek ata”, tha Jankauskas.