Bjellorusia është i vetmi vend në Europë që vazhdon të luhet futbollisht normalisht. Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht 163 persona të infektuar me Covid-19, por kjo nuk ka penguar klubet të vazhdojnë normalisht kampionatit madje dhe dyer të hapura.
Tifozët kohët e fundit duke parë situatën alarmante në Europë si dhe përhapjen në Bjellorusi janë shprehur se nuk do të shkojnë në stadium për shkak të pandemisë së coronavirusit. Tifozët e Neman Hrodna dhe të Shakhtyor Saligorsk kanë kërkuar që kampionati të ndalet, ndërsa edhe FIFA Pro që mbron të drejtën e lojtarëve shprehet se lojtarët në Bjellorusi janë të shqetësuar.