Nesër, Tirana do të luajë në transfertë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të dy ekipet, ku do të tentohet të merret rezultat pozitiv. Me interes po e presin përballjen edhe tifozët bardheblu, ndër ta e veçanta Mirjam Stërmasi.
E bija e legjendës Selman Stërmasi ka motivuar skuadrën ashtu siç vetëm ajo di. Me shumë dashuri, Mirjami shkruan në lajmin e publikuar nga Newsport: “I urojmë fitore të ndershme Tironës tonë. Të nderohet si gjithmonë”, përfundon në urimin e saj vajza e Stërmasit.
Kujtojmë që ndeshja mes shkodranëve dhe bardhebluve është programuar të luhet në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.