Tirana luan sot në orën 17:00 sfidën e fundit përmbyllëse të sezonit 2021/22 në Abissnet Superiore. Bardheblutë do kenë përballë Kukësin që luan për të kapur vendin e katërt dhe për të shpresuar në objektivin Europë.
Kryeqytetasit ja dolën të shpallet kampion për herë të 26-të në historinë e klubit, si askush tjetër. Megjithatë objektivat mund të mos quhen të përfunduar. Kjo pasi Taulant Seferi po lufton për Këpucën e Artë.
Seferi do jetë i grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet e qershorit. Kjo ftesë vjen nga paraqitjet e tij të mira me Tiranën. Objektivi i mbetur i skuadrës bardheblu është të ndihmojnë Seferin në garën me Guindon e Laçit. Të dy kryesojnë listën e golashënuesve me 18 gola.