Pas fitores 3-2 të Kombëtares së Shpresave kundër Maltës, ka folur sulmuesi protagonist Rubin Hebaj.
Në një prononcim për Supersport, autori i dy golave u shpreh entuziast dhe gjithashtu optimist për të ardhmen teksa theksoi që paraqitja ndaj maltezëve, ta ndihmojë për t’u ringritur sërish.
“U ndjeva shumë mirë. Ishte si kthim në shtëpinë time. Mendoj dhe shpresoj që të jetë kthesa ime. Shpresoj që këto gola të më japin një shtysë dhe një motivim që të kthehem edhe njëherë ai Hebaj që kam qenë më përpara”, deklaroi ai.