Edi Martini, trajneri i Teutës ka uruar Vllazninë për fitimin e trofeut. Trajneri shkodran I “rrëmbeu” titullin kampion Vllazninë me Teutën në sfidën e fundit falë golavarazhit më të mirë.
Si një shkodran, Martini nuk mund të rrinte pa uruar skuadrën e tij të zemrës dhe këtë gjë e ka bërë përmjet një postimi në rrjetet sociale duke komplimentuar sponsorin Xhaferi dhe trajnerin Brdariç për punën e bërë gjatë gjithë këtij sezoni.
“Urime Vllaznisë, urimet më të mira Alban Xhaferit, Tomas Brdariç. Ju lumt!”, shkruan Martini në postimin e tij.