Federata Ndërkombëtare e Notit ka ndaluar Anita Alvarez që të garojë në Budapest. Ajo nuk u lejua që të marrë pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë.
25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e fundit deklaroi të enjten se ishte e bindur që Anita do të vazhdonte të përfaqësonte vendin e saj pasi t’i nështrohej analizave.
Pavarësisht se përgjigjet e analizave i dolën mirë, ajo sërish nuk do mundet të marrë pjesë në garë. 25 vjeçarja është shprehur në një intevistë për “El Pais” se është shokuar kur pa parë fotot e publikuara teksa asaj i ra të fikët në pishinë, por ka shtuar se ju desh që të merrte anën pozitive të kësaj ngjarjeje.
“Nuk e prisja që të publikoheshin, por ishin të bukura në një farë mënyrë dhe më pas ndryshova pikëpamnjen time duke u përpjekur që të gjej anën pozitive të kësaj historie. Është e çuditshme që të shohësh vetën nën ujë dhe teksa shoh Andres që më zgjat dorën duke u përpjekur që të më shpëtojë si një superhero. Tani mund t’i shikoj, rreziku ka kaluar”, u shpreh Alvarez.