Supersifda mes Prishtinës dhe Dritës u mbyll me rezultatin 1-1. Krasniqi shënoi për kryeqytetasit në minutën e gjashtë, ndërsa barazimi erdhi nga Fazliu në fundin e takimit. Në stadiumin ”Fadil Vokrri” ishte dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili. Numri një i bardhebluve dha një intervistë për ”Zëri” menjëherë pas takimit, ku tregoi edhe arsyen e vizitës. Edhe pse nuk e thotë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, vëzhgimi i talenteve nga Kosova dhe afrimi i tyre mund të jetë në planet e klubit.
”Kam disa miq këtu në Prishtinë, kështu që edhe shfrytëzova rastin edhe ta ndjek ndeshjen. Gjithsesi, ne tifozët e Tiranës jemi edhe tifozët e Prishtinës kështu që u ndjeva mirë këtu. E kam ndjekur herë pas herë Prishtinë, por sa i përket interesimit të ndonjë lojtari tash për tash nuk mund t’ju them asgjë, gjithsesi do tju njoftojmë me kohë”, ka shtuar numri një i skuadrës nga kryeqyteti i Shqipërisë, duke i bërë më pas edhe një vlerësim nivelit të futbollit në Kosovë.
Sot ishte një ndeshje ndoshta e tensionuar, pasi Prishtinës iu desh një fitore për të kapur Kupat e Evropës dhe kjo i vuri në presion.Sigurisht me pëlqeu angazhimi, kaq mund të them për këtë ndeshje, sa i përket futbollit në përgjithësi në Kosovë nuk është se e kam ndjekur edhe shumë andaj nuk mund të them edhe shumë.Tituli?Po punojmë, shpresojmë se do të shkojmë drejtë objektivit, duhet të presim” – deklaron Halili.