Ferhan Hasani mund të rikthehet sërish te Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi firmosi janarin e kaluar te Helsinki në Finlandë, por aventura e tij mund të mbyllet shumë shpejt pasi kontrata I përfundon në fund të vitit.
30-vjeçari mund të ndryshojë skuadër pasi kërkon të luajë vazhdimisht për të marrë një ftesë nga Kombëtarja e Maqedonisë në Europian. Mediat maqedonase bëjnë me dije se Hasani po mendon rikthimin te Shkëndija e Tetovës që drejtohet nga Ernest Gjoka pasi vetëm në mënyrë të tillë mund të marri ftesë nga Kombëtarja e tij.
Për momentin janë vetëm zëra merkato, por një rikthimi i tij te kuqezinjtë nuk përjashtohet dhe Shkëndija ka nisur nga puna për të bindur lojtarin. Hasani është gjithashtu një opsion i mirë edhe skuadrat e Superligës shqiptare pasi vetë lojtari e ka shprehur se dëshiron që një ditë luajë në Shqipëri.