Jan Vertonghen do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit. Mbrojtësit belg I skadon kontrata me Tottenham dhe deri më tani nuk ka firmosur ende një kontratë të re. Interi është skuadra me e interesuar për ta marrë në skaudër sezonin tjetër, ndërsa lojtari nuk e përjashton këtë mundësi.
Në një intervistë të dhënë për “Play Sports Kot “, Vertongen I “shkel syrin” syrin zikaltërve duke u shprehur do të firmos me klubin e duhur dhe ambicioz.
“Unë dua të nënshkruaj me klubin e duhur. Mund të jetë Tottenham ose një klub tjetër. Duhet të jetë një klub ambicioz, unë dua të luaj në Europë sepse kombëtarja është e rëndësishme për mua.”