Georginio Wijnaldum do të largohet në fund të sezonit nga Liverpool. Mesfushorit hollandez i përfundon kontrata dhe ka vendosur që të mos rinovojë për të nisë një tjetër aventurë.
Wijnaldum është përfolur për një kalim te Barcelona, por duket se kjo pistë ka rënë poshtë dhe lojtari është pranë kalimit në Bundesligë.
Bayern Munchen ka kontaktuar agjentët e mesfushorit për një transferim te kampionët e Gjermanisë. Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe Ëijnaldum është gati të transferohet te Bayern në merkaton e verës.