Dje, skuadra e Golden State Ëarrios ka arritur të fitojë kundër ekipit të Houston me rezultatin e ngushtë 106-104. Por, lojtari i vendas bëri gafën e javës. Cousins i pavëmendshëm, pas një interpretimi në zonën e Houston, ka pasuar topin te lojtari Stef Curry që ndodhej në pankinë duke pushuar.
Në atë moment basketbollisti në fjalë kapi topin dhe tentoi për një 3-pikësh të largët, i cili gjithësesi nuk do të vlente. Tifozët e Houston e shijuan shumë këtë moment, teksa nisën të duartrokisnin lojtarin amerikan. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, ku ka shkaktuar shumë të qeshura.
Boogie was just looking for the assist! 😂 #Shaqtin pic.twitter.com/13FDyPT43z
— Shaqtin’ a Fool (@shaqtin) March 14, 2019