Mason Mount është një nga lojtarët më cilësor te Chelsea. Lojtari 22 vjeçar i mesfushës i ka bindur të gjithë dhe tashmë askuash s’ka dyshime. Sipas Goal, drejtuesit nuk e kanë në listën e zezë dhe bashkëpunimi mes palëve pritet të vijojë, përjashtuar këtu ndonjë surprizë.
Mount ka luajtur gjashtë ndeshje në kampionat, një në EFL Cup dhe një paraqitje numëron në Champions League. Lojtari i lindur në Portsmouth ka luajtur më parë për të rinjtë e Chelseas, por nuk mund të lihet pa përmendur edhe eksperienca me Vittesen në Hollandë, apo edhe kontributi i dhënë për Përfaqësuesen angleze të Futbollit.