Flamurtari nuk arriti të marrë pikë në këtë javë të 20 të Kategorisë Superiore. Mes shumë kontestimeve, vlonjatët u mposhtën në shtëpi 2-1 nga Kukësi. Një disfatë që nuk pritet të kapërdihet mirë nga lojtarët dhe stafi kuqezi, por pavarësisht kësaj, mbrojtësi i vlonjatëve, Blerim Kotobelli thekson se grupi nuk është dorëzuar. Përmes një Instastory, Kotobelli i ka dërguar mesazh kundërshtarëve:
Më të bashkuar se kurrë. Familje!“-shkruan mbrojtësi i majtë në Instastory.