Nicolas Otamendi një nga lojtarët kryesorë të Manchester City në sezonet efundit mund të ketë ardhdhur në fundin e aventurës me “blutë”. Qëndërmbrojtësi i cili vitin e fundit ka luajtur më pak se më parë nuk duket i kënaqur me situatën e tij në klub.
Sikurse raporton “Superdeporte” lojtari ka marrë një ofertë nga Valencia dhe dëshiron të largohet nga Anglia për një eksperiencë të re. Megjithatë pavarësisht dëshirës së tij ky operacion është i ndërlikuar. Të reja priten në ditët në vazhdim në këtë drejtim.