Në San Siro ka startuar sfida e vlefshme për fazën 1/8 në Champions League mes Atalantës dhe Valencias. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ishte i përfshirë në formacionin zyrtar që u publikua para ndeshjes, por 27 vjeçari ka qenë i pafat ta nis sfidën nga minuta e parë.
Gjatë nxehmjes para nisjes së sfidës, Gjimshiti ka pësuar një dëmtim duke detyruar kështu trajnerin Gasperini për të bërë ndryshime në formacion. Në vend të Gjimshitit nga minuta e parë e ka nisur Mattia Caldara ndërsa mbrojtësi i Kombëtares i cili feston dhe datëlindjen ditën e sotme, nuk është as në stol.
Infortunio nel riscaldamento per Berat #Djimsiti, partirà Mattia #Caldara dal primo minuto.
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) February 19, 2020
Djimsiti suffered an injury during the warm up, Caldara starts. #AtalantaVCF #UCL #GoAtalantaGo https://t.co/XHXNc007g9