Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj pas fitores 1-0 ndaj Teutës është shprehur për “Supersport” se e kishin përgatitur mirë ndeshjen. Përsa i përket mënyrës si luan skuadra, Ahmataj është shprehur se ai nuk ka ndryshuar asgjë, pasi janë vetë lojtarët ata që e kanë bërë diferencën, ndërsa nën urdhërat e trajnerit do të luajë vetëm ai që e meriton.
“Ndeshjen e kishim përgatitur mirë. Ndeshja ishte e nivelit të vështirë nga ana jonë, pasi edhe terreni nuk e lejonte diçka të tillë. Terreni të pengon të jesh në lojën tënde. Ne luajtëm me pasime të shkurtara të shpejta dhe kjo na ndihmoi. Kanë ndryshuar vetë lojtarët, nuk neglizhoi asgjë, jemi të gjithë bashkë. Kemi një qellim të vetëm dhe vetëm kështu mund t’ia dalim. Do të luajë ai që e meriton. Teutën e kemi studiuar mirë. Trajneri nuk duhet ta humb ndeshjen, këtë e kemi kërkuar, që të paktën të mos pësojmë gol ndaj ç’do kundërshtari. Jam munduar që skuadrën ta mbaj larg metodës me arbitrat. Unë nuk kam reaguar fare tek penalltia. Duhet të kuptojmë që në fushën e lojës ka tension, ndonjëherë del edhe nga natyra. Teuta është skuadra më e fortë që kam parë. I duhet më shumë kohë, është e ndërtuar për të fituar kampionatin.