Luftëtari pret nesër në shtëpi Flamurtarit në sfidën e javës së 11-të të Superligës, e cila do të startojë në orën 14:00.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, tifo-grupi i skuadrës gjirokastrite, “Shqiponjat Bluzi” ka kërkuar mbështetje maksimale në sfidën kundër vlonjatëve, duke kujtuar edhe humbjen e fazës së parë me shifrat 5-0 që Flamurtari i shkaktoi Luftëtarit.
Sipas tifozëve bluzi, ndeshja e nesërme është sfida e sezonit dhe mundësia për të fshirë turpin e asaj humbjeje të thellë në Vlorë të pësuar nga ekipi bregdetar.