Është mbyllur 4-0 sfida mes Vllaznisë dhe Luftëtarit në “Loro Boriçi”. Për SuperSport ka folur Silvio Junior, sulmuesi I Vllaznisë që u shpall lojtari më I mirë I ndeshjes me dy gola të shënuar.
“Ndihemi mirë dhe i lumtur për golat dhe 3 pikët e marra sepse isha pak në stres në fillim të ndeshjes”. Konkurrenca? “Konkurrenca është normal është pjesë e ndeshjes. Unë i respketoj të gjithë dhe bëj punën time për të ndihmuar ekipin”, është shprehur Junior.