Jose Mourinho u zyrtarizua mëngjesin e sotëm në krye të pankinës së Tottenham. Trajneri i njohur portugez nënshkroi një kontratë 4-vjeëare, skuadër në të cilën do të gjejë futbollistë të cilët ai i ka kërkuar gjatë kohës kur drejtonte Manchester United.
Pikërisht me këta lojtarë, “Special One” do të tentojë të krijojë boshtin e skuadrës. Bëhet fjalë për Harry Kane, Dele Alli, Erisken dhe Son. Me në krye, teknikun portugez synimet e Tottenham në këtë edicion futbollistik do të jenë të mëdha.