Pogradeci është pengesa e radhës për Tomorin, e cila ka dalë jashtë objektivave të fillim sezonit. Skuadra beratase garon në fazën “play-out” të Grupit B dhe një 3 pikësh ndaj ekipit liqenor do i jepte një tjetër grintë aktivitetit të tyre.
Një gjë të tillë e di edhe trajneri i tyre, Santiliano Dule, i cili shprehet optimist se skuadra e tij e ka potencialin për të arritur te një rezutlat pozitiv.
“Është një ndeshje që duhet ta fitojmë me patjetër. Duhet të zbatojmë detyrat me sukses dhe mos të shpërdorojmë përpara portës. Lojtarët janë optimist dhe kjo më bënë të ndihem mirë para sfidës së sotme. Edhe një barazim do të na kënaqte, duke parë kundërshtarin dhe kualitetet që ata kanë. Megjithatë, skuadra ime nuk do t’i ndahet fitores deri në minutat e fundit të kësaj sfide”.-përfundoi Dule.
Takimi mes Pogradecit dhe Tomorit luhet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit duke nisur nga ora 16:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.