Aventura e Rey Manajt në Spanjë te Barcelona B duket se është në rrugën e duhur. Ditën e djeshme, sulmuesi i Kombëtares sonë ka bërë debutimin e parë me katalanasit duke shkëlqyer me fanelën e ekipit spanjoll.
Kontributi i tij ishte i rëndësishëm në fitoren 2-0 kundër Ejeas. Edhe pse nuk arriti të shënonte, performanca pozitive ka rënë edhe në sy të drejtuesve të klubit që i kanë dedikuar një artikull të veçantë në kanalin zyrtar teksa shkruajnë: “Debutim i mirë nga sulmuesi shqiptar, Rey Manaj me Barcelonën B”.
Kujtojmë që golat e këtij takimi u shënuan nga Ramon dhe Savario. Për gjatë gjithë lojës, Manaj nuk ndali së vrapuari në fushë duke qenë fitues në shumë dyluftime. Ekipi i Barcelonës B ndodhet në vendin e tretë me 38 pikë, 6 më pak se Sabadell i vendit të parë në Segunda Division.