Indrit Tuci po ia del mjaft mirë të bëjë ndryshimin te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci. Golat nuk kanë munguar, por Tuci po ndihmon shumë edhe shokët e ekipit. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit kroat, futbollisti shqiptar ka një mesazh për të gjithë tifozërinë. Diçka u tha edhe për ndeshjen e radhës me Istrën, me përqëndrimin që duhet të jetë mbi 100 %.
“Goli? Edhe pas golit të anuluar, e dija që do të shënoja përsëri. Është një ndjenjë fantastike të shënosh në një ndeshje aq të rëndësishme dhe të madhe. Shpresoj të shënoj edhe shumë gola të tjerë në të ardhmen. Ndaj Istras na duhen vetëm tre pikët, por jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. Ne do bëjmë gjithçka që ta realizojmë objektivin tonë. Kam shënuar golin e parë kundër Istra me ekipin e madh, por në ndeshjen e nesërme pak rëndësi ka kush e gjen rrugën e rrjetës. Vetëm fitorja ka rëndësi”.
Tifozët: Nuk mund të lë pa falënderuat tifozët, të cilët na përkrahën dhe krijuan një atmosferë madhështore në ndeshjen kundër Hajduk Split. Për ne ajo mbështetje do të thotë shumë” – thotë mes të tjerash Tuci.