Trajneri i Kastriotit Bledar Devollli u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrë së tij ndaj Tiranës, edhe pse barazimi 0-0 me bardheblutë nuk i favorizon në klasifikim krutanët. Për “Supersport”, ai u shpreh se ekipi i tij do të luftojë deri në fund.
“E rëndësishem është që bëmë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi të madh. Më vjen keq për ekipin tim. Nuk është faji jonë që Tirana është kështu.
Do vuajmë ndeshjen e fundit. Më gëzon gjendja dhe forca e ekipit.
Treguam që dimë të luajmë futboll. Mbas ndeshjesh takova të gjithë çunat. Kemi harmoni, entuziazëm. Do të vazhdojmë po kështu dhe dy ndeshjet e fundit.
Kemi shpresuar që në fillim, ishim superior ndaj një ekipi të madh. Shpresa vdes e fundit. Të vazhdojmë me këtë shpresë dhe entuziazëm.
I kam parasysh rastet e Ngoosë. Gabimi ishte te krosi. Duhej ta markonim Grecën me Hussein. Po është ndeshej futbolli, do të ketë raste dhe Tirana. Tirana luan vetëm me topa të gjatë me ne, me ekipet e tjera jo. Sot nuk i lamë të qarkullonin topin”, përfundoi tekniku Devolli.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.