Napoli pret Palermon në shtëpi për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Serisë A.
Në orën 20:45, në stadiumin “San Paolo”, napolitanët do të kenë një përballje të lehtë në letër kundër Palermos, ndërsa trajneri Sarri ka vendosur që të hedhë titullar Elseid Hysajn.
Edhe pse mbrojtësi kuqezi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e Kupës kundër Fiorentinës pak ditë më parë, një episod i tillë nuk ka ndikuar për keq te trajneri Sarri në lidhje me vendimin e tij për çështjen e formacionit të Hysajt.
Formacionet zyrtare:
Napoli: Reina, Hysaj, Albiol, Maksimoviç, Ghoulam, Allan, Jorginho, Hamsik, Callejon, Mertens, Insigne.
Palermo: Posaveç, Rispoli, Goldaniga, Trajkovski, Gonzalez, Chochev, Quaison, Henrique, Jajalo, Nestorovski, Pezzella.