Serie A zhvillon sot përballjet e radhës. Genoa pret në shtëpi Spalin, me objektivin e vetëm që janë tre pikët. Vendasve u duhen pikë për mbijetesën, pasi një gjë e tillë nuk është siguruar akoma. Spal është e fundit në kampionat dhe rënia një Kategori më poshtë është çështje kohe.Napoli i Elseid Hysaj ”përplaset” me Milanin, në një 90 minutësh të zjarrtë.
Të dyja këto ekipe kërkojnë pjesëmarrjen në Europa Ligë, me Championsin që është i pamundur. Verona e Marash Kumbullës dhe Rrahamit udhëton në Firence, ku do i duhet të masë forcat me Fiorentinën. E barabartë pritet të jetë sfida mes Parmës dhe Bolonjës.