Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli. Mbrojtësi I kombëtares ka shprehur hapur dëshirën e tij për të nis një aventurë të re, por ishim drejtuesit e Napolit me kërkesat e tyre të larta që frenuan çdo gjë.
Tashmë Hysaj është sërish në merkato dhe siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, Roma do të tentojë në merkaton e janarit. Dëmtimi I Zapacostës ka prishur planet drejtuesve që tashmë janë vënë në kërkim të një lojtari të ri. Mbrojtësi shkodran është profili I duhur dhe Roma do të provojë që në merkton e janarit të bind Napolin.