Në Napoli janë të sigurt se Nikola Maksimoviç dhe Elseid Hysaj po shkojnë drejt rinovimit me skuadrën e kaltër. Teksa Maksimoviç pritet të rinovojë dhe të ketë të ardhmen tek Napoli, për Hysajn rinovimi nuk pritet të jetë I tillë.
Mbrojtësit të Kombëtares I skadon kontrata në vitin 2021 me Napolin dhe rinovimi I saj do të bëhet vetëm në mënyrë që në merkaton e ardhshme Hysaj të shitet për një shifër më të lartë. Kjo vjen edhe pas deklaratave të tij si dhe të agjentit të Hysaj për tu larguar nga Napoli.