Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli në merkaton e verës. Zërat për një aventurë të re në një skuadër tjetër janë shtuar së fundmi pas deklaratës së bërë nga menaxheri i tij, Mario Xhiufredi. Ky i fundit ka lënë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm të mbrojtësit shqiptar nga Napoli teksa është shprehur:
“Elseidi është ende një futbollist me shumë perspektivë. Ai mund të rritet dhe përmirësohet. Por, nuk përjashtoj mundësinë që të zhvillojë katër muaj të shkëlqyer në vazhdim dhe më pas mund të ndodhë gjithçka”, ka thënë ai sot për mediat italiane.