Modelja amerikane, Kinsey Wolanski pak javë më parë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, madje edhe të atyre që nuk ndjekin kurrë furbollin.
Modelja u fut në fushë me rroba banjo gjatë finales Tottenham-Liverpool. Këto pamje bën xhiron e botës, ndërsa modelja u lakua pafund në media.
“E bëra vetëm për të provuar diçka të re dhe për të dalë nga zona e rehatisë”, u shpreh Kinsey për veprimin e saj.
Ndërkohë, së shpejti ajo do të vizitojë Kosovën. Mediat kosovare bëjnë të ditur se modelja pas tri ditësh do jetë në Kosovë së bashku me të dashurin e saj. Kinsey do jetë e ftuar speciale në një event ku do prezantohen makina luksoze.