Jahmir Hyka duket i rilindur në radhët e Luzernës në kampionatin zviceran. Mesfushori shtatshkurtër ka zhvilluar sot një tjetër takim pozitiv, ku ka asistuar në golin e dytë të shënuar nga skuadra e tij në fitoren 3-0 të realizuar kundër Thun.
Me këtë fitore skuadra e Hykës ngjitet në vendin e dytë, pasi kanë marrë katër fitore dhe një humbje nga Basel që kryeson tabelën në kampionatin zviceran pa asnjë humbje apo barazim.
Në minutën e 53-të Jahmir Hyka dha asist për Shnojvli, i cili shënoi golin e dytë për Luzernën, ndërsa në minutën e 80 tiranasi u zëvendësua nga De Oliveira.