Skënderbeu ka marrë edhe goditjen e radhës në garën për qëndrimin në Kategorinë Superiore. Kastrioti ka fituar 0-1 në Korçë me gol të David, duke marrë tri pikë me vlerë. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim, me skuadrat që kanë qenë të kujdesshme.
Në të dytën, miqtë kanë shënuar me Devid duke marrë tri pikë. Me këtë fitore, krutanët janë në kuotën e 28 pikëve, ndërsa korçarët mbeten në vendin e fundit.
Pas ndeshjes, për Gol pas Goli trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli tha:
“Humbje që lë shije të keqe në garën për play-out? Një humbje që vret dhe u duk qartë në fytyrat e futbollistëve në fund. Nuk më takon mua si trajner që të ul motivimin e tyre. Ka ende javë, derisa matematika na e lejon do bëjmë maksimumin që nga ndeshja me Partizanin.
Kjo humbje vjen në një moment të keq, por duhet të vijojmë lojën dhe garën.
Asnjë goditje në portë – U pa qartë. Lojtarët ishin të rënduar pasi panë edhe situatën. Na ka munguar qartësia në lojë. Është e vështirë për mua që të ul lojtarët në këto momente dhe jam krenar për ta. Lojtarë të caktuar duhet të kishin marrë më tepër përsipër. Një hapje krahu e Berishës në fazën mbrojtëse, aty na erdhi edhe goli. Presioni u rrit në momentet që erdhën më pas edhe presioni u rrit.
5 pikë larg play-out. Besoni? E vërtetë, e theksova në fillim. Nga skuadra e vjeteshme janë pak lojtarë që kanë ardhur rishtazi. Me përjashtim të Zguros, që pati nervozizëm sot, nuk doja të dëmtonte skuadrën ndaj e nxora. Lojtarët e tjerë nuk kanë shumë përvojë, sido të jetë ata mbrojnë interesat e klubit.
Në fund të ndeshjes hyra në dhomat e zhveshjes dhe lojtarët ishin me kokën poshtë, sado të na lejojë matematika do luftojmë me Bylisin që është kundërshtari ynë”, tha Memelli.