NDESHJA: Kukësi rikthehet te fitorja pas 3 humbjeve radhazi në kampionat. Skuadra verilindore ka mposhtur me rezultatin 3-1 Vllazninë dhe e nxjerr nga gara për titullin kampion. Kukësi e mbylli pjesën e parë në avantazh e dy golave. Friday që në minutën e 5-të dhe Taipi nga penalltia I dhanë fitoren në 45 minutat e para Kukësit.
Në fraksionin e dytë, Vllaznia reagoi me Hoxhajn që nuk gaboi nga penallti, ndërsa në minutat e fundit, Kukësi i dha edhe goditjne e fundit Vllaznisë me golin e Gavazjt. Me këtë fitore, Kukësi shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e 6-të, ndërsa Vllaznia në vendin e 3-të me 54 pikë. Në fund të sfidës për “Gol pas Goli”, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh:
“Kjo hjumbje djeg shumë, por nuk ka kohë që të qajmë pasi duhet të ngrihemi e të vazhdojmë përpara. Do të analizojmë këtë ndeshje në mënyrën më të mirë për të vijuar punën për ndeshjen e radhës që është shumë shpejt.
Gjatë pjesë së parë kishim tjetër strategji, por pësuam dy gola e për këtë arsye ndryshuam taktikë prandaj u aktivizuan aq shumë sulmues.
I thashë skuadrës së sot është një ditë e bukur dhe fusha ishte në një gjendje shumë të mirë për të luajtur futboll. Kemi bërë disa gabime në pjesën e parë dhe kjo është e papranueshme. Nuk kishim presion ekstra nga ky takim pasi të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme”.
Përse nuk luajti Dilaver dhe përse u largua Imeri? “Dilaver mori pak pushim sot pasi ka pasur shumë ngarkesë të madhe. Dalja e Imerit ishte ndryshim strategjie që kishim nga pjesa e parë në pjesën e dytë. Imami? Ne jemi një skuadër dhe nuk kemi 11 lojtarë, por kemi më shumë lojtarë. Për momentin Dilaver nuk do të luajë ndërsa Imami nuk është aktivizuar pasi Shehi ka bërë më mirë dhe Imami duhet të jetë gati pasi kampionati është I gjatë”.