Tirana do të vazhdojë javën e dytë të fazës përgatitore pa njërin nga futbollistët kryesorë të skuadrës.
Gilman Lika pësoi një dëmtim në gju që ditët e para të stërvitjes, dhe pas kryerjes së rezonancës magnetike, stafi mjekësor i bëri me dije që do t’i duhen rreth 3 javë pushim për t’u rekuperuar.
Lika u nis menjëherë drejt Tiranës duke u larguar nga Zllatibori i Serbisë ku skuadra po kryen fazën përgatitore 1 javë përpara se gjithë ekipi të kthehet në kryeqytet.