Kosova është mundur me rezultatin 0-6 në “Loro Boriçi” përpara mijëra shikuesve të ardhur për të parë herë të parë përfaqësuesen e tyre në një ndeshje zyrtare. Megjithatë, shifrat kanë qenë tejet zhgënjyese, bazuar te loja dhe rezultati i arritur një muaj më parë në Finlandë në ndeshjen e parë në grup.
Por, ajo që e shqetëson Kosovën më tepër në ditët e fundit, sidomos publikun, janë kuotat e basteve për ndeshjen e radhës. Ndaj Ukrainës, edhe pse do të luhet në një fushë neutrale si ajo e Krakovit të Polonisë, sërish favoritë janë ukrainasit.
Fitorja e Kosovës kuotohet me koefiçentin 13.00, ndërsa dje para takimit ndaj Kroacisë ishte 10.00. Barazimi vlerësohet me kuotën 6.00, ndërsa fitorja e ukrainasve është ulur ndjeshëm, në 1.22.