Korabi ka fituar 3-2 me Apoloninë për play-off e Kategorisë së Parë. Ndeshja e luajtur pasditen e së hënës në “Niko Dovana” ka folur për dibranët, që shënuar pa u mbushur një minutë lojë me Gecin. Më pas vendasit do barazonin me Krasniqin, me 45 minutat e para që u mbyllën 1-1.
E dyta ka nisur me vrull, teksa Mziu dhe Marku shënuan dy herë për Korabin, para se Diop në fund të shkurtonte shifrat në 3-2. Sfida ka qenë e luftuar, ndërsa në fund do jetë Korabi që do luajë me Egnatian, për të mësuar se cila nga skuadrat do luajë në Superligë sezonin që vjen.
Juriy Cannarsa, trajneri i Apolonisë ka folur pas ndeshjes. Italiani nuk e ka të qartë të ardhmen, teksa kërkon që Kategoria e Parë të jepet në televizion direkt, për cilësitë që ka.
“Kemi një skuadër shumë të re, lojtarët janë rritur shumë. Jemi të lumtur që kam ardhur deri në këtë pikë me këtë ekip. Për fat të keq kemi pësuar më pak se një minutë nga nisja e ndeshjes. Mungoi eksperienca na ana jonë, reaguam por ekipi kundërshtar u tregua më i saktë.
Reparti që çaloi – Është humbje kolektive, nuk ka asnjë repart për të akuzuar. Ky është sporti.
E ardhmja – Nuk e di, duhet të flas me presidentin.
Kategoria e Parë në Shqipëri dhe produkti – Mendoj se ka potencial të madh. Mund të rritet shumë. Duhet t’i jepet më shumë publicitet edhe ndeshjeve për të transmetuar në TV. Të ketë më shumë vëmendje.
Nervoz me tifozët e Korabit – Jo, ishte një tifozi ynë që po fyente keq lojtarët e mi. Komplimente Korabit se ka bërë mirë dhe fat në vazhdimësi”, tha Juriy Cannarsa për RTSH Sport.
FT/ Korabi 3 – 2 Apolonia (Geci 1′, S. Mziu 64′, T. Marku 79′ / Krasniqi 5′, Diop 90+5′)