Flamurtari humbi me rezultatin 2-0 në transfertën në Shkodër kundër Vllaznisë dhe kjo ka bërë që të gjithë pjesëtarët e stafit teknik të “zhduken”. Askush nuk ka preferuar të japë një prononcim për disfatën e radhës, humbje që e zhyt Flamurtarin në fundin e klasifikimit me vetëm 6 pikë.
Resuli që ishte në pankinë është larguar menjëherë, Marcelo Troisi nuk ka licencën e duhur, ndërsa Supersport tregon se Bejkush Birçe ka kërkuar mirëkuptim duke preferuar mos të flasë. Tashmë kuqezinjtë renditen në vendin e fundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje të luajtura.