Situata te Partizani nuk është aspak e mirë. Humbja në mesjavë ndaj Skënderbeut i ka ”trazuar ujërat” dhe po këkrohet pak qetësi. Trajneri i ”demave” Sormani vendsoi që të mërkurën djemtë të mos zbresin në fushë, duke parë të arsyeshme pushimin. Ai mendoi se një seancë në palestër dhe me ushtrime aerobike mjafton për atë ditë. Zgjedhje e natyryshme kjo duke parë edhe kalendarin shumë të ngjeshur të Superiores. Kuptohet që në këtë fazë të kampionatit djemtë duhet të jenë në formën optimale, përndryshe rrezikon shumë.
Koha nuk pret dhe në fundjavë kryqetytesat kanë një përballje ”zjarri” me Kukësin që është rival direkt për titull. Kushtet nuk janë të duhura për shkak se të besuarit e Sormanit vijnë nga një rezultat zhgënjyes. Gjithsesi, në ndeshje të tilla ajo që peshon shumë është fanella. Partizani kërkon të kthehet te fitorja dhe ajo ndaj Kukësit kthehet në një detyrim moral.