Partizani u mund në ndeshjen e parë për këtë vit ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-2. Të kuqtë nuk e nisën mirë, por më e keqja është sfida e radhës. Humbja ka lënë me pasoja të kuqtë pasi Telushi mungon për shkakt se plotësoi numrin e kartonave, ndërsa dhe Broja për kartonin e kuq.
Këtyre dy mungesave i shtohen edhe Melo e Bordor që janë të pezulluar nga sfida ndaj Teuës një muaj më parë. 4 mungesa titullarësh për trajnerin Sormani që duhet të shikojë edhe gjendjen e Bardhit që la fushën e lojës i dëmtuar. Janë pothuajse gjysma e ekipit në përballjen direkt me një rival për titull si Kukësi.