Partizani arrit të merrte një tjetër fitore të rëndësishme për rrugën drejt titullit. Pas dy fitoreve rresht skuadra e Kastritoti u ndal nga Partizani kryesues. Në prononcimin “Gol pas Goli” pas ndeshjes trajneri Bledar Devolli është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e parë, por ishin cilësit e Partizanit që fituan ndeshjen e sotme.
“Sinqerisht është për të ardhur keq, jam i kënaqur nga paraqitja e djemve në fushën e lojës, por goli i dytë e mbylli ndeshje. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë dhe kemi qenë superiore ndaj kundërshtarit në pjesën e parë. Partizani ka një super portier që bën një pritje spektakolare dhe një lojtar si Telushi që shënon një supergol, duket që kjo skuadër ka potencial.
Kemi lojtarë të rinj dhe me eksperincë, nuk duhet ta ulim kokën, por duhet të vazhdojmë me seriozitet deri në fund siç kemi bërë deri tani. Ka shumë ndeshje për të luajtur, por unë kam besim te kjo skuadër dhe mendojë së do të mbijetojmë. Luajtmë ndaj Partizanit që ka cilësi dhe i përgëzojë. Ne dua të luajmë futboll dhe të mundim kundërshtarin me lojë “Fair Play”.
Prisja më shumë nga Vatnikaj, por për shikojë një Vatnikaj tjetër pasi ka kohë që nuk ka luajtur rregullisht. Gjithashtu prisja edhe më shumë nga Roger, por ai e bëri dëtyrën e tij, po se në portë është Alban Hoxha kjo është tjetër gjë.
Kishim mungesën e Hysenit dhe sot kemi improvizuar sërish. Unë dua të jem i 3-ti nga fundi, do bëjmë gjithçka për të mbijetuar pasi i kemi të gjitha mundësitë. Unë bësoj dhe kemi cilësi në ekipë, por duhet të kemi edhe shumë fat.
Unë si trajnerë nuk dëshirojë të luaj në një fushë si ajo e Fushë-Krujës. Do flas me presidentin që t’i luajmë të gjitha ndeshjet në Elbasan pasi ne si skuadër dëshirojmë të luajmë futbollë ashtu siç kemi bërë këto ndeshje” u shpreh Devolli.