Humbja ndaj Flamurtarit në “Elbasan Arena” nuk ka lënë aspak një shije të mirë tek Kukësi, të cilët tashmë, jo vetëm që i kanë shuar shpresat për kampionat, por në të njëjtën kohë rrezikojnë edhe vendin e edytë, pasi vlonjatët renditen vetëm 1 pikë pas tyre.
Në këto kushte, tekniku Ernest Gjoka, ka kërkuar nga lojtarët e tij që në këtë fazë finale të marrin maksimumin e mundshëm të pikëve, duke “blinduar” vendin e dytë, pasi deri në fund të sezonit do të ketë përballje shumë delikate dhe rrugës rrezikohet që të lihen përsëri pikë.