Sot, në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” u organizuan homazhe në nder të njeriut që i dha ton dhe bukuri kampionatit shqiptar në vitet 60′ – 70′, legjendës Ali Mema. Ai u nda nga jeta ditën e djeshme, teksa nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjes së rëndë që e mundonte prej më shumë se 2 vite.
Në ceremoninë mortore ishin jo vetëm njerëz nga familja e madhe bardheblu, por edhe bashkohës të 76-vjeçarit. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta, i cili për mediet u shpreh: “Ndarja nga jeta e Ali Memës është një mungesë e pazëvendësueshme për Tiranën dhe gjithë futbollin shqiptar.
Ishte një lojtar i madh, i cili sfidoi edhe kampionë të Botës. Një model në ekip dhe në shoqëri. Kontributi i tij do mbetet vepër e përjetshme në futbollin tonë”.