Ish-trajneri i disa skuadrave në Shqipëri dhe tashmë në rolin e analistit ka folur për ndeshjen Kukësi-Skënderbeu. Shkëlqim Muça deklaroi që kjo humbje mund të ndikojë për keq edhe pse janë përqendruar te finalja.
“Nuk është e mirë të pësosh humbje edhe pse ke humbur titullin kampion. Kjo mund të ndikojë negativisht edhe pse Kukësi po mendon për finalen. Se ke një ndeshje ndaj një kundërshtari më të lehtë nuk do të thotë se do ta fitosh atë. Është finale dhe në një ndeshje finale mund të ndodh gjithçka. Këtë gjë e provoi dhe Skënderbeu dhe Tirana ishte sërish në këtë gjendje dhe ia arriti të fitonte. Kështu që nuk do të jetë e lehtë për Kukësin”.