Klubi i Partizanit ka humbur sërish në miqësoren e dytë ndaj Budapest Honved e zhvilluar në Turqi. Ekipi i drejtuar nga tekniku i ri Adolfo Sormani, nuk ka gjetur veten në dy sfidat e zhvilluara.Të kuqtë humbën me Trabzonspor 0-1 dhe në ndeshjen e sotem 0-2.
Përveçse një lojë e dobët dhe jo efektive, të kuqtë dështojnë që të paktën të shënojnë 1 gol, duke treguar dhe problemin e tyre më të madh, sulmin. Një gjë e tillë ka nervozuar dhe tifozët e Partizanit të cilët pas ndeshjes kanë shpërthyer në komente negative ndaj performancave që ka bërë ekipi i tyre.
“Bëni ndonjë gol”; “Ekip patatinash”; “U bë 10 ndeshje asnjë gol”; “Skandaloze” “Skemi mesfushë fare s’janë as për të prishu as për të ndërtuar aksione.” Janë disa prej komenteve të bëra në faqen zyrtare të klubit të Partizanit.
Më poshtë do të gjeni foto të komenteve të bëra: