Partizani u mund ditën e sotme me rezultatin e pastër 3-0 nga Besëlidhja. Të kuqtë morën humbjen e 3-të radhazi mes kampionatit dhe Kupës dhe tashmë gjërat vështirësohen akoma më shumë. Në fund të ndeshjes për mediat ka folur dhe trajneri Sormani që ka marrë përgjegjësit për këtë humbje, ndërsa u ka kërkuar falje tifozëve, klubit dhe presidentit Demi.
Humbja ndaj Besëlidhjes? “I marr unë të gjitha përgjegjësitë për këtë ndeshje. I kërkoj falje tifozëve dhe presidentit, të gjithë njerëzve që punojnë në këtë klub. Nuk kam gjë tjetër për këtë”.
Kualifikimi? “Duhet të luajmë si një skuadër në ndeshjen e kthimit. Objektivi im është që t’i jap shpirt skuadrës. Kjo është diçka që nuk e ka. Duhet t’i bëjmë komplimente Besëlidhjes, pasi bënë lojën e tyre. Ndërkohë që ne nuk bëmë të njëjtën gjë, nuk kishim shpirt gare”, u shpreh Sormani.