Zekirija Ramadani, trajneri i Trepça ’89 është shprehur shumë i zhgenjyer pas humbjes 1-4 në shtëpi kundër Vikingur, çka solli eliminimin e kampionëve të Superligës së Kosovës nga eliminatoret e Champions League me rezutlatatin e përgjithshëm 6-2 për skuadrën nga Ishujt Faroe.
“Përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë. Ofroj edhe dorëheqjen. është një rezultat negativ, i papritur, për të cilin unë jam përgjegjës. Do të kem një takim me presidentin dhe nëse është e nevojshme do të largohem. Futbollistët e dhanë maksimumin”, deklaroi Ramadani për “Supersport” pas përfundimit të takimit kundër Vikingur, ndërsa sqaroi edhe episodin e kartonit të kuq që mori sulmuesi Kurtishaj: “Kartoni i kuq? Nuk dua të gjej arsyetim sepse nuk jemi ekipi i parë që ndëshkohemi me të kuq. Megjithatë, ai ndikoi shumë në rrjedhën e ndeshjes. Ne nuk kemi eksperiencë. Duhet të bëjmë më shumë përvojë për të pasur sukses.
Nuk mund të them që ky është niveli i futbollit të Kosovës. Edhe ne edhe Prishtina e pësuam nga euforia”, përfundoi trajneri i Trepça ’89, Zekirija Ramadani.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.