Derbi Partizani-Tirana u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje e “luftuar” nga të dyja skuadrat, por që në fund ekipet ndajnë nga një pikë. Fillimisht Corderio dhe më pas Muçi në minutat e fundit vendosën këtë takim. Në fund të ndeshjes sulmuesi Jurgen Bardhi për “Supersport” foli për barazimin, por edhe për rastin e humbur ndaj bardhebluve.
Barazimi? “Për mendimin tim ndeshjen duhet ta fitonim pasi luajtëm më mirë se Tirana. Të gjithë lojtarët tanë dhanë maksimumin dhe mendoj se Tirana nuk e meritoi barazimin E mbaj topin shumë afër pasi nuk jam lojtar që vrapoj shpejt dhe për këtë arsye Doka ndërhyri.
Kisha dëshira ta fitoja këtë ndeshje, por barazuam jo për meritë të Tiranës, por gabimin tonë. Kemi lënë shumë pikë në këtë kampionat dhe për gabimet tona.
Këtë sezon nga gushti dhe deri nga marsi kam luajtur me dhimje për shkak dëmtimi e për këtë arsye nuk kam dhënë maksimumin. Gjithashtu edhe rezultate që nuk po vinin, por edhe ndyrshimi I trajnerit kanë ndikuar që unë të mos bëjë maksimumin.
Kemi gjithmonë harmoni në ekip, por dhe kjo puna e trajnerit është nga virusi dhe është puna e klubit pasi ne jemi shumë mirë me njëri-tjetrin”.
Rasti i humbur? “Nuk jam lojtar që të marrë shpejtësin dhe po shikoje e portierin. Në atë momentë hyra Doka 50-50 dhe largoi topin”.