Trajneri i Kamzës Bledar Devolli në një prononcim për “Supersport” është shprehur se është i kënaqur me ekipin e tij dhe pavarsishtë humbjes do të vazhdojë të luajë me një modul loje, duke qarkulluar topin.
“Është për të ardhur keq mënyra si humbëm. Jam i kënaqur. E filluam ndeshjen shumë mirë, por më pas u futëm në presion nga humbja e penalltisë. Pësuam gol dhe u kujtuam përsëri të luajmë. Megjithatë jam i kënaqur nga ekipi. E kam thënë që në fillim që kam ndërtuar një ekip shumë të mirë, por në futboll duhet fat, megjithatë nëse do të ishte shënuar penalltia do flisnim ndryshe. Çdo ndeshje do të përmirësohemi. Puna është që kemi bërë gjëra të mira. Do rregullojmë gabimet, do përmirësojmë gjërat e mira. Duhet të bënim më mirë, por unë jam shumë i kënaqur.Ne duam të bëjmë futboll. Duam të mbajmë sa më shumë topin në kontroll. Nuk do të ndryshojmë asgjë nga kjo mënyrë loje, të paktën sa të jem unë trajner. Mirëpo ende nuk jemi aty ku duhet. Kam besim tek ky ekip”.